Lëkura “luleshtrydhe”: Çfarë e shkakton dhe si ta trajtoni në shtëpi

Nëse keni vënë re njolla të errëta te këmbët ose në pjesë të tjera të lëkurës, të cilat mund t’u ngjajnë pikave të vogla të zeza, mund të keni lëkurën “luleshtrydhe”. Termi vjen nga pamja me pika që i ngjan luleshtrydhes.

Çfarë e shkakton

1. Rruajtja: veçanërisht rruajtja e papërshtatshme me brisqe të vjetra ose pa krem.

2. Poret e bllokuara: lëkura përmban mijëra pore dhe ato mund të bllokohen me baktere, qeliza të vdekura dhe papastërti.

3. Folikuliti: ndodh kur gjëndra e qimeve inflamohet dhe ndonjëherë infektohet.

4. Keratosis pilaris: shfaqet në lëkurën e kofshëve dhe krahëve të sipërm.

5. Lëkura tepër e thatë: mund të shkaktojë ose përkeqësojë simptomat.

Trajtimet në shtëpi

– Rruajtja e duhur dhe me kujdes me një locion ose krem rroje hidratues.

– Përdorimi i një epilatori (mjet elektrik dore që kap dhe heq qimet nga rrënja).

– Hidratimi i lëkurës çdo ditë.

– Eksfoljimi i lëkurës vazhdimisht për të larguar qelizat e vdekura.

– Përdorimi i një produkti pa recetë (OTC) që përmban acid salicilik ose acid glikolik.


Shtuar 14.07.2021 08:43