Berisha për incidentin e Ramës me studentin: Akt bandit, Shqipëria është më keq se në kohën e Enver Hoxhës

Ish-kryeministri Sali Berisha k komentuar ngjarjen e djeshme ku Rama pati një përplasje me një student.

Berisha tha se akti ndaj djalit, ishte një akt bandit të cilin e dënonte.

“Jo më larg se dje Rama deklaroi në sallën e pallatit të Kongreseve se nuk kemi mungesë mjekësh.

Ky xhahil, ky cinik, ky injorant nuk kupton se sot Shqipëria është më keq se në kohën e Enver Hoxhës në raportin mjek/ për frymë.”

Berisha komentoi edhe incidentin e ndodhur ditën e djeshme mes një studenti dhe kryeministrit Edi Rama.

“Dënoj fort banditizmin ndaj studentit të Shëndetësisë. I them këtij gangsteri se ka rrahur çdo student shqiptar. Ai i tha se diplomat janë bileta për të shkuar në Gjermani dhe ashtu janë. Shpreh solidaritetin tim ndaj atij studenti”, përfundoi Berisha.

Sipas Berishës sot bandat dhe kriminelët po shkatërrojnë Sistemin Shëndetësor.

“Ka pothuajse zero investime në Shëndetësi. Kanë dy muaj që reklamojnë pa fytyrësisht një spital thuajse të përfunduar në vitin 2012 duke e paraqitur para shqiptarëve si investimin më të madh në Shëndetësi gjatë 90 viteve të fundit. Edhe atë e gjymtuan, e çuan në 40 shtretër. Nga 9 salla operacioni mbeten 7 salla operacioni.

Çdo ditë kolegët tuaj, studentët tuaj, nisen dhe marrin rrugët. Ky mashtrues deklaron se po i paguan si Gjermania.

Ky flet sikur jeton në anën tjetër të hënës. Faktikisht po nxit shkatërrimin e Sistemit Shëndetësor.

Mjeku në Shqipëri merr gjysmën e rrogës që merr mjeku në Kosovë. Infermierja në Kosovë merr 850 euro, këtu as gjysmën e tyre”, tha ai. /albeu.com/


Shtuar 21.02.2020 12:16