Policia u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes ndaj mesazheve që vijnë në telefonat e tyre, pasi po qarkullon një skemë mashtrimi. Në mesazhin i cili po qarkullon, kërkohet që qytetarët të paguajnë gjoba të pretenduara për shkelje të qarkullimit rrugor, kryesisht për tejkalim shpejtësie.
Në lidhje me këtë, blutë bëjnë me dije se këto njoftime nuk janë zyrtare. Sipas tyre ata shpërbejnë për të mashtruar përdoruesit përmes linkeve, të cilat mund të përdoren si mjet për të vjedhur të dhënat personale dhe ato bankare.
Të lidhura
None found
