Parashikimi i motit 22 Prill 2026, vranësira dhe reshje shiu

Këtë të mërkurë vendi ynë, do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, si dhe kthjellime të herëpashershme në veri e qendër.

Reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet kryesisht të ulët, parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24 orëshit në pjesën më të madhe të vendit.

Të lidhura

None found

Gjatë ditës reshjet e herëpashershme të shiut do të vijojnë të jenë prezente me intensitet të ulët, ndërsa në qendër dhe lokalisht në jug reshje shiu me intensitet deri mesatar, hera-herës shtrëngata afatshkurtra.

Pas orëve të mesditës reshjet humbasin territor, duke mbetur prezent përgjatë relieveve malore, por me intensitet të ulët lokalisht shtrëngata afatshkurtra.

Në zonën e Alpeve, në Verilindje në lartësinë mbi 1500-1600 metër reshje bore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim Verilindje-Veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare si dhe zonave luginore të vendit pritet të fitojë shpejtësi
deri në 18 m/s.

Deti-Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 2-3 ballë.


Shtuar 22.04.2026 07:27