Ditën e sotme vendi ynë, do të vijojë ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.
Reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet të ulët parashikohen të bëhen prezente në orët e mëngjesit në veri dhe qendër të vendit.
Të lidhura
None found
Gradualisht reshjet e shiut priten të shtrihen në të gjithë vendin me intensitet të ulët, në Veriperëndim dhe Perëdim në orët e mesditës dhe pasdites reshjet e shiut fitojnë intensitet deri mesatar, hera-herës shtrëngata shiu shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.
Në Alpe dhe në relievet e larta malore reshje bore me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Jugperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare si dhe zonave luginore të vendit pritet të fitojë shpejtësi
deri në 14 m/s.
Deti-Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 2-3 ballë.
