Gjatë një prononcimi për gazetarët në bordin e avionit presidencial, në kthim drejt Washington nga Phoenix, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mund t’i japë fund armëpushimit me Iranin, nëse deri të mërkurën nuk arrihet një marrëveshje afatgjatë për t’i dhënë fund luftës.
Trump theksoi se, edhe në rast se armëpushimi nuk vazhdohet, bllokada ndaj porteve iraniane do të mbetet në fuqi.
Të lidhura
None found
“Ka gjasa që të mos e zgjasim armëpushimin, por bllokada do të vazhdojë”, u shpreh ai. “Pra, ekziston një bllokadë dhe, fatkeqësisht, mund të duhet të rifillojmë bombardimet”, shtoi presidenti amerikan.
Megjithatë, pak më herët, Trump kishte përmendur se kishte “disa lajme mjaft të mira” në lidhje me zhvillimet që përfshijnë Iranin, pa dhënë detaje konkrete.
