Donald Trump bëri të ditur përmes një postimi se Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të avancojnë drejt një armëpushimi 10-ditor, i cili do të hyjë në fuqi në orën 17:00 sipas kohës së bregut lindor të SHBA-së.
Sipas presidentit amerikan, qëllimi i armëpushimit është krijimi i kushteve për një marrëveshje më të gjerë paqeje mes dy vendeve.
Të lidhura
None found
Ai rikujtoi gjithashtu se delegacione nga Izraeli dhe Libani janë takuar në Washington, D.C. për herë të parë pas 34 vitesh, në praninë e sekretarit amerikan të Shtetit Marco Rubio.
Trump shtoi se i ka ngarkuar zëvendëspresidentit të SHBA-së J. D. Vance dhe sekretarit të Shtetit Marco Rubio, në bashkëpunim me kreun e Shefave të Shtabit të Përbashkët Dan Caine, të punojnë së bashku me të dyja palët për arritjen e një paqeje të përhershme.
Siç u shpreh ai: “Ishte nder për mua të zgjidhja 9 luftëra në të gjithë botën dhe kjo do të jetë e dhjeta, kështu që le ta bëjmë.”
