Një lajm i jashtëzakonshëm dhe shumë emocionues ka ardhur nga familja e këngëtares shqiptare Beatrix Ramosaj, pasi nëna e saj, Antigona Ramosaj, ka njoftuar se ka fituar betejën me kancerin.
Përmes një postimi të ndjerë në rrjetet sociale, Antigona ka ndarë me ndjekësit momentin që ajo e ka cilësuar si më të rëndësishmin e jetës së saj, duke bërë të ditur se tashmë e ka kaluar me sukses sëmundjen e rëndë. Ky lajm është pritur me reagime të shumta pozitive dhe urime nga ndjekësit, miqtë dhe figura publike.
Të lidhura
None found
Në mesazhin e saj, ajo ka shprehur mirënjohje të thellë për të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë kësaj periudhe të vështirë. “Sot mora lajmin më të bukur të jetës sime: Kam kaluar betejën me kancerin”, ka shkruar ajo, duke e ndarë hapur emocionin e këtij momenti.
Më tej, Antigona ka falënderuar familjen dhe njerëzit më të afërt që kanë qenë pranë saj në çdo hap të kësaj rruge të vështirë. “Zemra ime është plot mirënjohje, për fëmijët e mi, motrën time, nënën time dhe gjithë familjen time që qëndruan pranë meje në çdo hap. Për miqtë e mi dhe për të gjithë ju që më mbështetët, u lutët për mua dhe më dhatë forcë kur kisha më shumë nevojë… ju falënderoj nga thellësia e zemrës sime”, ka shtuar ajo.
Duke reflektuar mbi këtë përvojë, ajo ka theksuar se sfida e kaluar e ka bërë të kuptojë edhe më shumë vlerën e jetës. “Kjo rrugë nuk ishte e lehtë, por më kujtoi sa e çmuar është jeta. Sot festoj jetën, forcën dhe një fillim të ri. Përjetësisht mirënjohëse”, është shprehur Antigona Ramosaj.
