Zjarr masiv në pallatin pranë spitalit të Lushnjës! Dyshohet se 40-vjeçari i vuri flakën shtëpisë së tij dhe…

Një zjarr ka rënë në një pallat shumëkatësh në lagjen “Gjevdet Nepravishta”, pranë spitalit të Lushnjë, duke shkaktuar panik tek banorët e zonës.

Flakët janë konstatuar fillimisht nga vetë banorët, të cilët pasi kanë parë tymin kanë njoftuar menjëherë shërbimin zjarrfikës. Falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve, zjarri u izolua në një apartament në katin e tretë, duke shmangur përhapjen në banesat e tjera të pallatit.

Të lidhura

None found

Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se zjarri është vendosur qëllimisht nga pronari i banesës, një 40-vjeçar, i cili më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Burime nga policia bëjnë me dije se ai mund të ketë probleme të shëndetit mendor.

Aktualisht, autoritetet janë në kërkim të 40-vjeçarit, ndërsa vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e saktë të shkaqeve të zjarrit.


Shtuar 12.04.2026 13:31