Vrasja në Nikël! Zbardhet dëshmia e autorit Eduart Afmataj: Patëm një konflikt! Më goditi në krah, më pas mora çiften dhe e qëllova

Autori i vrasjes së 48-vjeçarit Artur Cangu në Fushë Krujë, Eduart Afmataj, dha dëshminë e parë përpara grupit hetimor, ku rrëfeu dinamikën e ngjarjes.

Burime bëjnë me dije se Eduart Afmataj deklaroi se, fillimisht mes tyre ka pasur një konflikt verbal, ku më pas, sipas autorit, Artur Cangu, e ka goditur me një kosë të vogël në krah.

Të lidhura

None found

Pas kësaj, Eduard Afmataj ka deklaruar se, ka marrë çiften dhe e ka qëlluar 48-vjeçarin duke e lënë të vdekur. Menjëherë pas krimit të kryer, ky i fundit ka lajmëruar Policinë duke i treguar për krimin e kryer dhe më pas është larguar.

Afmataj u arrestua pa u mbushur 24 orë nga ngjarja në vendin e quajtur Bruz Mal në Malësi Krujë ndërsa ishte fshehur në këtë zonë të thellë. Sipas burimeve, në momentin e arrestimit Afmataj nuk ka bërë rezistencë ndaj forcave të Policisë ndërsa arma e krimit ende nuk është gjetur.


Shtuar 12.04.2026 11:33

Tags: ,