Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për sot

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit nga orët e para të ditës deri në orët e pasdites vonë.
Më pas shtim gradual të vranësirave mesatare deri të dendura në të gjithë territorin.

Të lidhura

None found

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë e zonave luginore era pritet të fitojë shpejtësi deri 12 m/s. Ndërkohë valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1-3 ballë.


Shtuar 12.04.2026 08:11

Tags: ,