Të verbër dhe të ligj/ Rama me fermerët në Lushnje, kritikon opozitën: Nxisin sherr, mërzi dhe agresivitet ndaj qeverisë, nuk u del e keqja

Kryeministri Edi Rama, ishte sot me fermerët e Lushnjës në Krutje. Gjatë fjalës së tij, Rama kritikoi qëndrimet e opozitës, që sipas tij duan të nxisin agresivitet ndaj qeverisë.

Për të, pretendimet e opozitës se qeveria ka hequr subvencionet ndaj fermerëve janë verbëri dhe ligësi.

Të lidhura

None found

Rama: E qartë për ata që janë fermerë se ajo që kemi bërë ne është më shumë se jepni naftë. Jo të gjithë përfituesit ishin ata që e meritonin dhe e përdornin naftën për punë bujqësie. Skema e ndarjes për pronësi për sasinë e tokës ishte një problem se në shumicën e rasteve nuk ishte e atyre që punonin tokën. Kemi ardhur, nuk do japim mbështetje që shkon në 7-8 mln leke në vit.

Ai që shet prodhimin e vet paraqet faturën direkt prodhuesit. Merr 10% të TVSH, nga ajo faturë para në dorë. Me ato para do të blesh naftë blej sa të duash. Ata që flasin janë të verbër dhe të ligj. U intereson si të nxisin sherr mërzi, agresivitet ndaj qeverisë. Nuk iu del e keqja, nuk është problemi im. Ajo që po bëjmë është të komunikojmë me ju dhe përmes jush tu komunikojmë të gjithë fermerët, jemi këtu me një ofertë të re për bujqësinë.


Shtuar 11.04.2026 15:08