Në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës është regjistruar një fluks i shtuar udhëtarësh, pasi shumë shqiptarë po kthehen në vend për të kaluar festën e Pashkëve pranë familjeve të tyre.
Autoritetet shqiptare kanë marrë masa për të përballuar situatën duke shtuar numrin e sporteleve. Aktualisht, në hyrje të territorit operojnë pesë sportele, ndërsa në dalje vetëm një.
Të lidhura
None found
Fluksi më i madh është regjistruar në hyrje, por pala shqiptare ka arritur të shmangë pritjet e gjata falë hapjes së sporteleve në maksimum.
Ndryshe paraqitet gjendja në anën greke, ku sipas udhëtarëve pritjet kanë shkuar deri në një orë e gjysmë. Autoritetet shqiptare vijojnë të monitorojnë situatën, duke paralajmëruar se fluksi pritet të rritet edhe në ditët në vijim.
