Refuzimi i kërkesave për interpelanca dhe Komisione Hetimore, Bardhi: Maxhoranca po synon të asgjesojë rolin e opozitës në Kuvend

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, akuzoi maxhorancën se po tenton që të asgjesojë rolin e opozitës në Kuvend, duke refuzuar vazhdimisht kërkesat e tyre për interpelanca apo Komisione Hetimore.

Bardhi theksoi se i janë drejtuar me një raport Kryetarit të Kuvendit, si dhe ambasadave në vend lidhur me këtë situatë, duke theksuar se maxhoranca ka një strategji të qartë për ta kthyer Parlamentin në një institucion njëpartiak.

Të lidhura

None found

“Një raport i kemi drejtuar kryetarit të kuvendit dhe selive të ambasadave mbi rolin që ka luajtur opozita në kuvend gjatë këtyre muajve të legjislaturës së re dhe se si nga ana e maxhorancës po bëhet gjithçka për të pamundësuar rolin në kuvend. Maxhoranca me veprimet dhe mosveprimet e saj po synon asgjesimin e rolit të opozitës në parlament. Raporti për Shqipërinë i KE thekson ndër të tjera se parlamenti mundi të ushtrojë kompetencat e tij në mënyrë pjesërisht efektive”, theksoi Bardhi.

Sipas tij, mazhoranca ka ndërmarrë sulm të hapur ndaj deputetëve të opozitës për t’i mbyllur gojën, dhe se 15 kolegë janë përjashtuar në vetëm 6 muaj funksionimi të kësaj legjislature të Kuvendit.

“Në 6 muaj të funksionimit të kuvendit të kësaj legjislature, maxhoranca ka refuzuar ka refuzuar ngritjen e 5 Komisioneve Hetimore, ka refuzuar 7 kërkesa për interpelancë me kryeministrin, 2 kërkesa për interpelancë me zv kryeministren dhe tre me ministrin të shëndetësisë. Ka refuzuar 7 ksrkesa për mocion me debat.

Ka refuzuar pa asnjë argument asnjë arsyetim 63 iniciativa ligjore të deputetëve të opozitës, 10 projektligje dhe 53 amendamente. Ka refuzuar të drejtën e lirisë së shprehjes së deputetëve”, tha mes të tjerash Gazment Bardhi, duke shtuar se, ‘kanë urrejtje për deputetët e opozitës dhe amnisti për deputetët e mazhorancës’.


Shtuar 8.04.2026 15:20

Tags: