SPAK kontrolle në burgun e Durrësit për telefona! Prokurorët futen në qelitë e Veliajt dhe Ilir Beqajt

Këtë të mërkurë, Prokurorët e SPAK, kanë zhvilluar një aksion kontrolli në ambientet e burgut të Durrësit, në kuadër të goditjes së sendeve të ndaluara brenda institucioneve të vuajtjes së dënimit.

Burime bëjnë me dije se kontrollet janë përqendruar në disa qeli, përfshirë edhe atë ku ndodhet kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Të lidhura

None found

Gjithashtu, verifikime janë kryer edhe në qelinë e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Nuk dihet ende nëse gjatë kontrolleve janë konstatuar sende të paligjshme.


Shtuar 8.04.2026 14:40