Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla, foli për mediat pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, ku maxhoranca rrëzoi dy kërkesat e opozitës për ngritjen e Komisioneve Hetimore për rrugët dhe AKSHI-n.
Sipas tij, Komisioni Hetimor nuk duhet të jetë një “ekspeditë peshkimi”, duke shtuar se kërkesat e opozitës nuk ishin të formuluara si duhet. Ai ironizoi opozitën se nuk dinë që të bëjnë kërkesa për të ngritur komisione hetimore, pasi Gjykata Kushtetuese është shprehur se kërkesa duhet të bëhet për një çështje specifike.
Të lidhura
None found
Me ironi, ai shtoi se PS është e gatshme që të ofrojë ekspertizë për të formuluar kërkesat. Sipas Ballës, “opozita ka një qasje që dëmton punën e tyre. Nëse vazhdojnë me idenë ose këtë ose rashë e vdiqa nuk ka për të marrë kurrë asgjë”.
“Komisioni hetimor s’duhet të jetë ekspeditë peshkimi. Kërkesa e parë ishte e cila sipas një kolegeje deputete u tha se do të hetohet nëna natyre, moti apo perëndia sepse ka sjellë shumë shi, edhe në trajtë shakaje. Ndërkohë që thuhet të hetohen të gjitha procedurat nga 2014 deri në 2025 ndërkohë që nuk kishte çështje specifike. Duam të hetojmë psh mënyrën e prokurimit ndoshta, apo mënyrën e supervizimit.
Prandaj nuk ka qenë e qartë që nëse opozita s’di të fomrulojë një kërkesë për komision hetimor jemi të gatshëm t’u ofrojnë një nivel ekspertize. Kërkesa tjetër ishte më e qartë se të gjitha sa i përket pamundësisë që Kuvendi të ndërhyjë në një proces që është përfshirë një pushtet tjetër. Mbështetja jonë eplotë ndaj prokurorisë por në asnjë rast nuk duhet që kuvendi, pushteti legjislativ të ndërhyrjë në autoritetin e pushtetit gjyqësor”, tha ai.
Balla u pyet edhe për vetëofrimin e Erion Braçes për të kandiduar për bashkinë e Tiranës, si edhe për masat që paralajmëroi se do të marrë ndaj Elisa Spiropalit, pasi kjo nuk mori pjesë në seancën ku do të votohej për imunitetin e Belinda Ballukut, ish zv kryeministres nën akuzë nga SPAK.
“Nuk kam dëgjuar kritika. Dua të them që në PS secili ka të drejtën e vet të thotë gjithçka ca mendon. Jo pa qëllim kemi hapur proces të gjerë analize brenda PS ku secili është i lutur të vijë dhe të marrë pjesë deri në asamble, dhe sa i përket ambicies së çdo socialisti lidhur me proceset e ardhshme zgjedhore, pas vendimit të GJk nuk ka zgjedhje në Tiranë mes 15 prillit dhe 15 majit, kështu që do të kemi kohë. Për Spiropalin do iu njoftoj kur ta kemi vendimin”, shtoi ai.
