Drejtori i Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Durrës, Edmond Llabani, i cili u emërua pas arratisjes së Altin Ndocit ka ndërruar jetë. Llabani ka ndërruar jetë si pasojë e një problemi shëndetësor, i cili e ka shoqëruar që prej janarit.
Pak kohë pas marrjes së detyrës në burgun e Durrësit, ai pësoi një hemorragji cerebrale. Për këtë arsyeje, ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në shërbimin e Neurokirurgjisë në QSUT. Një muaj më vonë, Llabani u transferua për mjekim më të specializuar në Itali, megjithatë nuk arriti ta mposhte dot sëmundjen. Më parë, Llabani ka drejtuar edhe burgun e Peqinit.
Të lidhura
None found
