EMRI/ Aksident tragjik në Fier, tentoi të parakalonte makinën, humb jetën 35-vjeçari (VIDEO)

Ditën e sotme, një aksident tragjik ka ndodhur në aksin rrugor nacional Fier-Shegan, ku një motoçikletë u përplas me një mjet tip Volkswagen Caddy.

Sipas informacioneve paraprake, mjeti tip Caddy po kthehej për në banesë, ndërsa motoçikleta tentoi të parakalojë, duke shkaktuar përplasjen e fortë.

Të lidhura

None found

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motoçikletës, Klevis Gjoni, pësoi plagë të rënda dhe ndërroi jetë në spital.

Policia ndodhet në vendngjarje,  e cila po kryen veprimet për dokumentimin e plotë të aksidentit.

 


Shtuar 5.04.2026 12:30