VIDEO/ Tensione në Kuvendin e Kosovës, deputetja e PDK afrohet tek foltorja, i largon mikrofonin Albin Kurtit

Gjatë një seance në Kuvendin e Kosovës, deputetja e PDK, Ganimete Musliu, ka ndërhyrë në mënyrë protestuese gjatë fjalës së kryeministrit Albin Kurti, duke i larguar mikrofonin.

Musliu e kritikoi Kurtin për performancën e qeverisë gjatë katër viteve të fundit, duke i thënë:

Të lidhura

None found

“Kthehu në temë kryeministër, sepse i ke pasë katër vjet me qeverisje dhe nuk e ke realizuar asnjë projekt.”

Kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca, ndërhyri duke i kujtuar deputetes se “ka diskrecionin të vendos”. Megjithatë, Musliu vazhdoi të kërkonte që kryeministri të fliste për çështjen e naftës dhe të thërriste kabinetin qeveritar.

Ngjarja shkaktoi tension në sallë dhe rikonfirmoi përplasjet midis opozitës dhe qeverisë në Kuvendin e Kosovës.


Shtuar 3.04.2026 19:55

Tags: ,