Kosovë, seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit për çmimin e naftës

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot, 3 prill në seancë të jashtëzakonshme. Kërkesa është shtruar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, me përkrahje të deputetëve të partive të tjera opozitare, Partisë Demokratike dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Pikë e vetme e rendit të ditës, do të jetë shqyrtimi i një rezolute “për rritjen e çmimeve të naftës, mungesës së ndërhyrjes së Qeverisë dhe ndikimit të drejtpërdrejtë në koston e jetës, si dhe stabilitetin ekonomik të vendit”.

Të lidhura

None found

Seanca do të mbahet prej orës 11:00, njoftoi Kuvendi i Kosovës.


Shtuar 3.04.2026 10:19