Një aksident rrugor ka ndodhur në qytetin e Durrësit, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe ka rënë në një kanal. Si pasojë e këtij aksidenti është plagosur drejtuesja e automjetit, e cila është dërguar drejt ambienteve të spitalit për të marrë ndihmën e specializuar mjeksore.
Bëhet me dije se ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar menjherë në vendngjarje dhe po hetojnë më shumë mbi shkaqet e aksidentit.
Të lidhura
None found
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 17:15, tek vendi i quajtur “Ura e Dajlanit”, automjeti me drejtuese shtetasen Xh. K., rreth 24 vjeçe, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin automjetit nga ana e 24 vjeçares, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.
Si pasojë, 24-vjeçarja ndodhet në spital duke marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.O
