Kryetari i PD-së, Sali Berisha, tha sot nga takimi dhe tryeza e opozitës për Reformën Territoriale se qëllimi i mazhorancës dhe qeverisë së drejtuar nga Edi Rama, është shpopullimi i vendit dhe grabitja e pasurive publike.
Ai akuzoi kreun e ekzekutivit se jo vetëm kur ishte kryebashkiak, por edhe tani si kryeministër qëllim ka vetëm grabitjen dhe plaçkitjen, si dhe urrejtjen për zonat e Veriut duke mos u dhënë investime dhe braktisur totalisht sepse nuk votojnë për të.
Të lidhura
None found
Ai përmendi një shembull-akuzë ku deklaroi se, “vetëm motra e Tërmet Peçit (deputet socialist) fiton në Tepelenë më shumë sesa investimet e bëra nga Fushë-Kruja në Vermosh”.
Berisha tha se Shqipëria është i vetmi vend në botë me një Kadastër.
“Vendi unik në Botë me një zyrë të vetme Kadastrale në të gjithë vendin. E merrni vesh ju sepse grabitja dhe plaçkitja e pasurive publike të popullit është përparësi absolute e këtij regjimi. Ndaj dhe u ndala në këtë hyrje jo për të bërë politikë por për të theksuar se si u braktisën qytetarët nga kjo reformë. Cila qe një nga sukseset më të mëdha që arriti qeveria e PD-së në zhvillimin e Shqipërisë rurale në të cilën janë investuar mbi 3 miliardë euro me Thesar? Ishte prania e qeverive vendore kudo. Parimi ishte: Ju projektet, Qeveria fondet! Kjo është një çështje shumë themelore, nuk është paraja kryesore, jo absolutisht, më kryesore për një qeveri janë projektet. Dhe një qeveri s’i përballon dot, në asnjë vend të botës, nuk ka qeveri në botë që përballon projektet, por ndryshe nuk zhvillohet”, u shpreh kreu i selisë blu.
Dhe për të përforcuar diskursin e tij të akuzave dhe precedentëve solli një shembull investimesh dhe braktisjeje të zonave rurale:
“Agim Xhafa shtroi 49 km rrugë në komunë për një mandat, kurse Rama në Tiranë 12 km rrugë, sepse Xhafa nuk i vidhte paratë, kurse Rama kishte qëllim grabitjen e parave. Shkoni në komuna, nuk ka më investime. Kanë përfunduar projektet vetëm që ishin të nisura dhe projektet e investimet në Shqipërinë rurale nuk ekzistojnë. Nuk ekzistonte për Erjon Veliajn Tirana Rurale, vetëm se të Shpella e Pëllumbave se ku është një vend turistik andej”, tha Berisha.
Ai shtoi se Rama është bërë më keq se serbi Pashiq me projektet dhe tezat e tij antikombëtare, duke u bërë “kryeministri më i mirë i Serbisë”.
Teksa tha se ka disporpocion investimesh, ku motra e ish-kryebashkiakut Peçi, aktualisht deputet i PS në Kuvend, fiton më shumë se të gjithë investimet e bëra për veriun.
“Iu dha goditje fatale procesit të zhvillimit të vendit, përveç kësaj, ky, që është kryeministri më i mirë i Serbisë pas Pashicit, e trajtoi Veriun më keq se çdo pushtues tjetër në histori. Po, dispoporcioni i investimeve nga Fushë-Kruja gjer në Vermosh të marra së bashku investime totale janë të barabrata me ato që ka fituar motra e Tërmet Peçit në Tepelenë”, vijoi kryedemokrati.
Ai theksoi se Rama, ka urrejtje për popullatën e veriut. Ndaj ofroi edhe zgjidhje nga PD-ja nëpërmjet reformës Territoriale, për të kapur standardin e BE-së me modelin e rajoneve.
“Imagjinoni ju se me çfarë urrejtje e trajtoi ky popullatën që nuk votonte për të. Nuk e fshehu, fushata ishte e hapur, po s’më votuat mua, investime nuk do keni u tha. Urrejtje, braktisje nga qeveria pas kësaj pseudoreforme që ka kryer këto vite ai. Ku qëndrojmë ne? Duhet t’i japim përgjigjen e shkëlqyer dy çështjeve themelore: Interesave dhe shërbimeve të qytetarëve shqiptarë. Së dyti përsshtatja me të gjitha kriteret e BE-së. pasi siç dihet Evropa e Bashkuar është edhe Evropa e Rajoneve, pikërisht është projekti që BE synon që t ëketë zhvillim në të gjitha rajonet e hapësirës evropiane”, u shpreh Berisha.
