“Është emision tjetër ai”, Arbana Osmani thumbon hapur Big Brother VIP Albania?

Nata e dytë e spektaklit Ferma VIP 3 u karakterizua menjëherë nga tensione dhe përplasje mes konkurrentëve.

Në fillim të programit, vëmendja u përqendrua te një debat i fortë mes Akilit dhe Blerinës, situatë që kërkoi edhe ndërhyrjen e moderatores Arbana Osmani.

Të lidhura

None found

Gjatë diskutimit, Blerina theksoi se pjesa tjetër e banorëve po kontribuon me energji pozitive në fermë, përmes artit, këngës dhe bisedave interesante, ndërsa sipas saj, Akili po shfaq vazhdimisht një qasje negative.

Kjo deklaratë nxiti reagimin e tij të ashpër, sidomos pasi ajo u shpreh se nuk janë në të njëjtin nivel.

I fokusuar te kjo pjesë, Akili shmangu pyetjet e moderatores për shkakun e konfliktit dhe iu drejtua vazhdimisht Blerinës me të njëjtën pyetje: “Çfarë niveli jam unë?”.

Situata u tensionua më tej, duke bërë që Arbana të ndërhynte për të rikthyer qetësinë.

Ajo i kërkoi përgjigje konkrete Akilit, duke u shprehur: “Nuk po marr përgjigje Akil, po marr ‘ça niveli, ça niveli, ça niveli’, është emision tjetër ai, nuk është ky”.

Kjo deklaratë u interpretua menjëherë nga publiku si një thumb i drejtpërdrejtë ndaj spektaklit rival Big Brother VIP Albania, i cili shpesh vendos në qendër debate të forta dhe përplasje mes banorëve.


Shtuar 31.03.2026 12:12