Kërkoi lehtësim të masës së sigurisë, GJKKO pranon kërkesën e Ajola Xoxës, do të gjykohet në gjendje të lirë

Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO), ka pranuar kërkesën e Ajola Xoxës, për heqjen e masës së sigurisë “Detyrim paraqitje” dhe “ ndalim të daljes jashtë vendit”.

Gazetarja Klodiana Lala, raporton se tashmë bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, do të gjykohet në gjendje të lirë.

Xoxa kërkoi lehtësimin e masës me pretendimin se gjendja e saj shëndetësore, për shkak të shtatzënisë, kërkon trajtim më fleksibël, si dhe mundësinë për të lëvizur jashtë vendit dhe për këtë shkak duhet ndryshuar.

Xoxa akuzohet për korrupsion pasiv, pastrim parash, fshehje të të ardhurave dhe mosdeklarim, si dhe dosja tashmë ndodhet në gjykim në themel prej 9 shkurtit të këtij viti.


Shtuar 30.03.2026 14:36