Teksa jemi në prag të ndeshjes finale të “play off”-it Kosovë-Turqi, mbrojtësi i “Dardanëve”, Florent Hadërgjonaj, ka folur për mediat turke i aktivizuar në fund ndaj Sllovakisë, konfirmoi lidhjen e tij me Turqinë: “Kam luajtur këtu për 6 vite. Ky vend tashmë ndihet si shtëpi, dhe të dy fëmijët e mi kanë lindur këtu”.
Aktualisht, Hadërgjonaj luan me Alanyaspor në Superligën turke. Ai theksoi se Kombëtarja e Kosovës, është e gatshme për finalen e “play off”-it dhe ka mbërritur këtu me meritë.
Të lidhura
None found
“Është sfida më e rëndësishme në karrierën time. Të luajmë këtë finale është ëndërr e bërë realitet”, u shpreh mbrojtësi për “A Spor”.
Hadërgjonaj shtoi se të gjithë lojtarët janë tepër të emocionuar dhe kanë besuar në vetën e tyre që nga fillimi.
“Punuam shumë për të arritur këtu dhe e meritojmë këtë finale. Shanset janë gjithmonë 50-50, por ne besojmë te vetja jonë”.
Ai nuk i fshehu admirimin për futbollistët turq: “Arda Guler, Hakan Çalhanoglu dhe Kenan Jýldýz janë lojtarët më të mirë, por kjo nuk ndryshon finalen”.
Në fund, Hadërgjonaj riktheu fokusin te ëndrra e tij dhe të ekipit: “Në fund të ditës, ëndrra ime është të kualifikohemi në Kupën e Botës me Kosovën”. Finalja e “play off”-it do të luhet të martën, ku “Dardanët” synojnë historinë e tyre në Botëror.
