Deputeti socialist, Erion Braçe, i cili pak ditë më parë shprehu synimin e tij për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës, ka bërë lëvizjen e radhës. Ai i ka dërguar një shkresë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve (KQZ), ku kërkon që të dijë se sa vota ka marrë në të gjitha zgjedhjet, kur ka kandiduar si ligjvënës.
Sipas shkresës së publikuar në media, Braçe kërkon informacion në lidhje me votimin ndaj tij në kohën kur ka kandiduar për deputet në qarkun e Beratit, që nga viti 96 kur u zgjodh për herë të parë dhe për mandatet e fundit në Lushnje.
Të lidhura
None found
Kërkesa është dërguar në datën 24 mars, ndërsa kujtojmë se në 28 mars, socialisti në mbledhjen e Asamblesë te Njësia 5, u shpreh i gatshëm të kandidonte për Bashkinë e Tiranës.
“Nuk gjejnë zgjidhje problemet që kanë socialistët dhe ka nevojë për një organizim ndryshe. Ndaj në këtë situatë unë do dal të kërkoj mbështetjen e socialistëve jo vetëm të njësisë 5, por në gjithë Tiranën…”, mësohet të ketë thënë deputeti Erion Braçe gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS.
Ndërkohë nga ana e tij, Edi Rama vazhdon të mbajë si emrin më potencial dhe preferencial për garën e kryeqytetit ministren Ogerta Manastirliu. Braçe u zhvendos nga zona elektorale e tij në Divjakë në njësinë nr. 5 në Tiranë, ku në zgjedhjet e 11 majit, siguroi mbi 23 mijë vota, duke forcuar pozitat e tij në kryeqytet.
