Ish-ministri socialist shpërthen keq ndaj Ramës pas debateve në mbledhjen e grupit parlamentar të PS: Zgjohuni sa nuk është vonë…

Në një mesazh në rrjetin social “Facebook”, ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka kritikuar ashpër kryeministrin Edi Rama, pas një debati të ndezur gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të

Partisë Socialiste.

Të lidhura

None found

Malaj shkruan se; “Rama tenton të imponojë rregulla autoritare dhe disiplinë të ngja

shme me një repart ushtarak, duke përjashtuar dhe kërcënuar ata që nuk i nënshtrohen”.

Ish-ministri kujtoi përplasjen e tij personale me kryeministrin, ku u shpreh publikisht: “PS-ja nuk mund të jetë repart ushtarak”, duke u përballur me kërcënimet e Ramës për ta larguar nga mbledhja.

Gjithashtu, ai theksoi se, që nga ajo përplasje, Rama nuk ka kërkuar më të nxjerrë nga mbledhjet, por sipas Malajt, stil autoritar dhe hakmarrës përdoret shpesh ndaj kundërshtarëve të tij politikë brenda partisë.

Malaj paralajmëron se ata që nuk i nënshtrohen Ramës trajtohen si armiq dhe shprehu shqetësimin e tij për nivelin e ulët të demokracisë së brendshme në PS.

Ai përfundoi mesazhin e tij me thirrjen: “Zgjohuni përpara se të jetë vonë”.

 


Shtuar 29.03.2026 10:11