Berisha njofton datën e protestës së re kombëtare: E gjithë Shqipëria në Tiranë

Këtë të shtunë, ish-kryeministri Sali Berisha, ka njoftuar datën e protestës së re kombëtare të opozitës, duke thirrur qytetarët nga e gjithë Shqipëria që të bashkohen në Tiranë.

Berisha deklaroi se protesta do të zhvillohet më 17 prill dhe shtoi se qeveria në krye me Edi Ramën ka vetëm një rrugë, dorëheqjen sa më parë.

Të lidhura

None found

Ai tha se kryeministri Rama dhe “organizata e tij e Ballukëve kriminalë”, nuk do ketë kurrë paqe dhe stabilitet.

“Edi Rama ke vetëm një rrugë, dorëheqjen sa më parë. Me datën 17 prill, Shqipëria në Tiranë për dorëheqjen e Edi Ramës. Mos mendo se nuk do gjesh paqe kurrë, nuk do ketë stabilitet kurrë për ty, për organizatën tënde të Ballukëve kriminelë dhe kartelet e drogës në Shqipëri. Opozita qëndron më e fuqishme se kurrë, më e vendosur se kurrë në misionin e saj”, u shpreh Berisha.


Shtuar 28.03.2026 12:34