Pas një dite rënie, shtrenjtohet sërish çmimi i naftës. Në mbledhjen që u mbajt mëngjesin e sotëm, Bordi i Transparencës të Hidrokarbureve, ka vendosur rritjen e çmimit të naftës me 15 lekë dhe të benzinës me 6 lekë për tregun e pakicës.
Nga 203 lekë, çmimi i naftës u rrit në 218 lekë për litër. Benzina nga 175 lekë arriti në 181 lekë për litër.
Të lidhura
None found
Në mbledhjen e parë të zhvilluar ditën e premte, Bordi i Transparencës, vendosi të ulë çmimet. Nga 214 lekë për litër që çmimi qëndroi për 8 ditë, u ul në nivelin e 203 lekë për litër. Ndërsa Benzina nga 199 lekë për litër, u vendos në 175 lekë për litër.
Por çmimet e vendosura hasën kundërshtime nga importuesit e naftës. Në një letër dërguar ministrisë së Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë ata ngritën shqetësimin e llogaritjeve të bëra gabim, të cilat vendosnin çmime nën kosto.
Për rrjedhojë ata kërkuan që të mblidhet sot bordi dhe të rishikohet metodologjia e përllogaritjes, në të kundërt kjo do të sillte humbje të mëdha për ta dhe do të ishin të detyruar të pezullonin furnizimin.
Sot u ulën çmimet e pakicës,
Në mëngjesin e sotëm Bordi u mblodh dhe mori këtë vendimmarrje:
Çmimet sipas Bordit te Transparencës
ME SHUMICË
Nafta: 206 Lekë
Benzina: 169 Lekë
ME PAKICË
Nafta: 218 Lekë
Benzina 181 Lekë
Gazi nuk ndryshon
Por rritje të çmimit të naftës ka pasur edhe në bursat e huaja, për shkak të pasigurisë që po krijon në tregje mungesa e furnizimeve nëpërmjet kanalit të Hormuzit nga iranianët.
Në bursat e huaja nafta sot u tregtua 112 USD për fuçi nga 109 USD që ishte dje.
Po ashtu, dje për mediat presidenti Donald Trump, tha se ka rishikuar afatin e ultimatumit për zhbllokimin e ngushticës së Hormuzit nga iranianët, duke lenë atyre afat deri më 6 Prill./Monitor
