Mbledhja do të hapet nga kryetari i grupit parlamentar, Taulant Balla, ndërsa më pas fjalën do ta marrë kryeministri Edi Rama.

Në këtë takim, është parashikuar edhe një raportim nga drejtuesja e Agjencisë së Kadastrës, Lorena Goxhobelli, e cila do të paraqesë ecurinë e proceseve të regjistrimit dhe problematikat kryesore të hasura në terren.

Gjithashtu, pjesë e axhendës do të jetë edhe raportimi i bashkëkryetarit të Komisionit për Reformën Territoriale, Arbjan Mazniku, i cili do të informojë deputetët mbi zhvillimet dhe hapat e ardhshëm në kuadër të kësaj reforme.