DW: Greqia do të subvencionojë karburantin dhe plehrat kimike

Qeveria greke ka njoftuar disa masa për të përballuar pasojat ekonomike të luftës në Iran, e cila ka shkaktuar rritje të ndjeshme të çmimeve të energjisë në mbarë botën.

Rritja e çmimeve është reflektuar edhe në tregun grek, duke ndikuar drejtpërdrejt në koston e karburanteve dhe të plehrave kimike.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis bëri të ditur një paketë subvencionesh me vlerë të përgjithshme prej 300 milionë eurosh, e cila synon të lehtësojë barrën financiare për qytetarët dhe fermerët.

Sipas tij gjatë muajve prill dhe maj do të aplikohen subvencione për karburantet e automjeteve, transportin detar dhe plehrat bujqësore.

Kufizim çmimesh për karburantet

Mbështetja për karburantet pritet të arrijë në rreth 36 cent për litër benzine, ndërsa fermerët do të përfitojnë subvencione deri në 15 për qind të kostos së plehrave kimikë, për të përballuar rritjet e forta të çmimeve.

Paralelisht autoritetet greke kanë vendosur edhe masa të tjera si kufizimi i çmimeve dhe i marzheve të fitimit për karburantet, për të parandaluar abuzimet dhe spekulimet në treg.

Sa mund të na kushtojë kriza e naftës?
Me këto ndërhyrje qeveria greke synon të zbusë ndikimet e krizës ndërkombëtare të energjisë, të mbrojë konsumatorët dhe të ruajë stabilitetin ekonomik në vend./DW


Shtuar 24.03.2026 12:32