Qeveria shqiptare ka prezantuar Dokumentin e Politikave Prioritare (DPP) dhe Listën Unike të projekteve që përmban 114 projekte madhore me një buxhet rreth 7.38 miliardë euro deri në vitin 2030.
Synimi kryesor është përshpejtimi i integrimin në Bashkimin Evropian përmes zhvillimit të ekonomisë digjitale dhe të gjelbër. Pjesa më e madhe e fondeve do të shkojë për infrastrukturë dhe transport ku projekti strategjik është hekurudha Durrës-Prishtinë (750 milion euro).
Investime do të përfshijnë zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës, segmentin Milot-Balldren si edhe zhvillimin e porteve (Durrës dhe Porto-Romano).
Në energji projekti më i madh është hidrocentrali i Skavicës rreth 800 milion euro se bashku me fotovoltaikë dhe matës inteligjentë.
Në arsim parashikohen tekste falas për nxënësit, laboratorë Smart Labs dhe kampusi i ri Universiteti të Tiranës
Në shëndetësi parashikohen shtesa për barnat onkologjike dhe shërbime të reja spitalore.
Për sa i përket sigurisë publike do të instalohet projekti “Smart City” me sisteme kamerash inteligjente.
Në mbrojtjen sociale do të financohet për pensionet, bonuset e lindjes dhe ndihma ekonomike.
Për administratën publike reforma 2025-2030 synon motivimin e nëpunësve përmes pagave dhe orareve fleksibël. Strategjia zhvillimore e Shqipërisë deri në vitin 2030 ka prioritet kryesore infrastrukturën, energjinë, arsimin, shëndetësinë dhe integrimin ne Bashkimin Evropian.
