Finalistja e ‘BBVK’, Elijona ka reaguar sërish në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit një mesazh emocional pas ngjarjes së rëndë që ka prekur familjen e saj. Pak ditë pas humbjes tragjike të xhaxhait, i cili u vra javën e kaluar në Gjakovë, ajo ka zgjedhur të komunikojë hapur për gjendjen e saj shpirtërore.
Në një postim të publikuar në profilin e saj, Elijona ka falënderuar të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë në këtë periudhë të vështirë, duke theksuar se mesazhet e mbështetjes kanë qenë një ndihmë e madhe për të.
“Hey zemrat e mia! Faleminderit pafund për çdo mesazh dhe ngushëllim që ma keni dërgu… i vlerësoj me gjithë shpirt. Për momentin jam duke e marrë veten, pak nga pak…”, shprehet ajo.
Edhe pse dhimbja mbetet e fortë, në fjalët e saj vihet re një përpjekje për të gjetur forcën përpara. Ajo ka lënë të kuptohet se kjo periudhë nuk do ta ndalë dhe se po përgatitet për t’u rikthyer më e fortë.
“Shpresoj shumë që shumë shpejt me u kthy prapë tek ju, edhe ma e fortë se kurrë. Se ju e dini… Eli nuk dorëzohet. Ju dua pafund”

Reagimi i Elijonës është pritur me shumë mbështetje nga ndjekësit, të cilët vijojnë ta inkurajojnë në këtë moment të vështirë.
