Moti i keq, i shoqëruar me reshje shiu dhe breshëri ka përfshirë ditën e sotme vendin, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në disa fshatra të Luginës së Vjosës, ku më i goditur ka qenë sektori i bujqësisë.
Sipas informacioneve paraprake, stuhia ka qenë e papritur dhe me intensitet të lartë, duke dëmtuar sipërfaqe të tëra të mbjella, veçanërisht pemëtaritë dhe vreshtat.
Breshëri ka dëmtuar degët e pemëve dhe hardhitë, duke rrezikuar prodhimin jo vetëm për këtë sezon, por edhe për vitet e ardhshme.
Ndërkohë, dëmet më të mëdha janë raportuar në fshatrat Adë, Cakran dhe Vreshtas.
