Zjarr i fuqishëm në Kolonjë, digjet stalla me ushqim për bagëtitë

Pamje nga vendngjarja
Një zjarr i fuqishëm ka rënë këtë të hënë në zonën e quajtur Pelivor, poshtë fshatit Gostivisht në bashkinë Kolonjë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë përfshirë një stallë bagëtish, ku janë djegur rreth 40 kuintalë misër dhe elb, si edhe 150 dëngje jonxhë.

Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga pakujdesia e vetë pronarit, në ambientin ku ai qëndronte.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e Shërbimit Zjarrfikës të Kolonjës me dy mjete zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur shuarjen e flakëve.

Falë ndërhyrjes së shpejtë, u bë e mundur parandalimi i përhapjes së zjarrit drejt një sipërfaqeje pyjore me lisa pranë stallës, duke shmangur pasoja edhe më të rënda për zonën.


Shtuar 23.03.2026 17:49

Tags: ,