Gazeta gjermane ‘Frankfurter Allgemeine Zeitung”, pasqyron protestën e PD të mbajtur një natë më parë në Tiranë.
Në artikullin e saj Gazeta gjermane shkruan se mes tensioneve të shtuara politike, qytetarët kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama. Protestat dhe revoltat u shtuan edhe pas skandalit korruptiv të ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.
Më tej, artikulli vijon; Në Tiranë shpërthyer protesta përpara godinës së Kryeministrit Edi Rama.
Tensione pati edhe mes protestuesve dhe efektivëve të policisë. Gjatë tubimit protestuesit hodhën molotovë e fishekzjarrë në drejtim të Kryeministrisë, ndërsa policia u përgjigj me gaz lotsjellës.
Sfondi i kësaj situate është përshkallëzimi i tensioneve politike që nga dhjetori.
Një prokuror i posaçëm ka ngritur padi ndaj ish-zëvendëses kryeministres, Belinda Balluku.
Ajo akuzohet për ndërhyrje në tenderët publikë për projekte të mëdha infrastrukturore dhe favorizim të kompanive të caktuara.
Ndërsa Balluku i mohon akuzat.
Zyra e prokurorit të posaçëm përgjegjës për luftimin e korrupsionit, kishte kërkuar heqjen e imunitetit të saj.
Megjithatë, anëtarët e parlamentit votuan kundër kësaj në mesin e marsit.
Shqipëria synon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030.
Megjithatë, Brukseli ka theksuar se nevojiten përpjekje më të forta për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.
