Një gol i Ronald Arauho në pjesën e parë të takimit përballë Rajo Vajekanos, i ka mjaftuar Barcelonës për të siguruar tre pikë shumë të rëndësishme në luftën për titullin kampion.
Fitorja 1-0 nuk ishte aq e thjeshtë, pasi katalanasit dominuan në fillim ndaj madrilenëve, sidomos pas këtij goli, pro pastaj në fundin e sfidës lanë hapësira të rrezikshme përballë Joan Garcias.
Për fatin e tyre të mirë, portieri ishte në një ditë të shkëlqyer dhe shmangu rreziqet para katërkëndorit të tij, duke ruajtur avantazhin minimal deri në vërshëllimën përfundimtare.
Kështu, Barcelona mori fitoren e pestë radhazi që e mundësoi të shkonte e qetë në pauzën për kombëtaret me një diferencë të ndjeshme në kryesim ndaj Realit ndjekës.
GOLI I ARAUHOS (VIDEO)
