Sot i ndryshoi, Rama thërret nesër në takim drejtuesit politikë të qarqeve

Kryeministri Edi Rama, gjatë Asamblesë së zhvilluar ditën e sotme në Durrës, bëri ndryshime në drejtuesit politikë të qarqeve.

Pas këtyre ndryshimeve, Rama ka thirrur për nesër në një takim drejtuesit që u emëruan.

Burime për mediat bëjnë me dije se mbledhja e kryesocialistit me 12 drejtuesit politikë do të zhvillohet në orën 10:00, në selinë e Partisë Socialiste.

Emrat e drejtuesve qarqeve:

Qarku Tiranë – Emërohet Taulant Balla

Qarku Durrës – Emërohet Blendi Klosi

Qarku Lezhë – Emërohet Ermal Nufi

Qarku Shkodër – Emërohet Enea Karakaçi

Qarku Dibër – Emërohet Ulsi Manja

Qarku Kukës – Emërohet Erjon Malaj

Qarku Elbasan – Arbjan Mazniku (Nuk ndryshon)

Qarku Berat – Ervin Demo (Nuk ndryshon)

Qarku Vlorë – Bledi Çuçi (Nuk Ndryshon)

Qarku Fier – Belinda Balluku (Nuk Ndryshon)

Qarku Gjirokastër – Mirela Kumbaro (Nuk Ndryshon)

Qarku Korçë – Niko Peleshi (Nuk Ndryshon)


Shtuar 21.03.2026 19:40