U rizgjodh drejtuese politike e Fierit, Balluku: Privilegj të udhëheq kryeqytetin e socialistëve

Belinda Balluku, ka reaguar pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS, ku u rizgjodh si drejtuese politike e Qarkut Fier. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Balluku shpreh mirënjohje për kryeministrin Edi Rama dhe të gjithë ata që i votëbesuan në zgjedhjet e majit 2025, duke e quajtur Fierin si ‘lokomotivën e fitores historike’.

Reagimi i Ballukut:

Qarku Fier. Mirënjohëse thellësisht ndaj Kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, për rikonfirmimin e drejtimit të Qarkut Fier. Mirënjohëse për të gjithë ata që na votëbesuan në zgjedhjet e majit 2025, duke vendosur Fierin si lokomotivë të fitores historike.

Mirënjohëse skuadrës së jashtëzakonshme, që punon me përkushtim për çdo ditë e jo vetëm në kohë fushatash. Nder e privilegj të udhëheq kryeqytetin e socialistëve. Faleminderit për mijëra mesazhet dhe fjalët e zemrës që ndani me mua!


Shtuar 21.03.2026 18:21

Tags: ,