VIDEO/ Sekuestrohen 4 makina luksoze në Tiranë, 2 persona në hetim, 2 të tjerë në hetim

Dy persona janë proceduar penalisht nga policia e Tiranës dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim, kjo pasi tentuan të shisnin në Shqipëri makina të vjedhura nga jashtë, ndërsa katër automjete me vlerë rreth 200 mijë euro.

Policia ka sekuestruar 4 automjete luksoze me vlerë rreth 200 mijë euro, ndërsa hetimet vijojnë.

Njoftimi:

Tiranë/ Vijon operacioni policor i koduar “Stolen Line”.

Sekuestrohen 4 automjete me vlerë rreth 200 000 euro. Procedohen penalisht 2 shtetas dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Tiranë, në vijim të operacionit policor “Stolen Line” si rezultat i punës hetimore për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të trafikimit të automjeteve luksoze, kanë identifikuar dhe referuar materialet në Prokurori në ngarkim të shtetasve, konkretisht:

-nisi procedimi penal për shtetasin S. C, i cili dyshohet se ka trafikuar automjetin tip “Jeep” me qëllim shitjen në Shqipëri, i cili rezulton i vjedhur në Itali;

-nisi procedimi penal për shtetasin E. Ç, i cili dyshohet se ka trafikuar automjetin tip “Range Rover” me qëllim shitjen në Shqipëri, i cili rezulton i vjedhur në Amerikë;

-shpallën në kërkim shtetasin E. J., i cili dyshohet se ka trafikuar automjetin tip “BMW” me qëllim shitjen në Shqipëri, i cili rezulton i vjedhur në Gjermani;

-shpallën në kërkim shtetasin R. R., i cili dyshohet se ka trafikuar automjetin tip “Seat Cupra” me qëllim shitjen në Shqipëri, i cili rezulton i vjedhur në Itali;

Katër automjetet me vlerë rreth 200 000 euro, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Operacioni policor i koduar “Stolen Line” vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

 


Shtuar 20.03.2026 15:30