Vdekja e Xhuana Nikollit/ Flet babai i 25-vjeçares: Nuk ishim në dijeni se vajza dhunohej nga ish-bashkëshorti

Në një intervistë për emisionin “Me Zemër të Hapur”, babai i Xhuana Nikollit, vajzës 25-vjeçare e cila u vetëhelmua pas dhunës së ish-bashkëshortit të saj, Eraldo Fizi, ka deklaruar se nuk ishin në dijeni për dhunën që ushtrohej ndaj vajzës.

Ai thotë se “ia kanë lënë në dorë drejtësisë”.

“Veçse jemi gjallë dhe marrim frymë”, u shpreh i pikëlluar babai i vajzës së re.

Intervista

Evis Ahmeti: Kush ju lajmëroi?

Babai i Xhuana Nikollit: Ishte goca tjetër në Tiranë

Evis Ahmeti: Kishte kohë që jetonte në Tiranë Xhuana?

Babai i Xhuana Nikollit: Tre muaj

Evis Ahmeti: Kur kishit folur për herë të fundit?

Babai i Xhuana Nikollit: Me mamin e vet ka folur, në mëngjes i a jeni mirë dhe kaq.

Evis Ahmeti: Nuk ishit në dijeni që ajo dhunohej?

Babai i Xhuana Nikollit: Jo, nuk na ka thënë asgjë

 


Shtuar 17.03.2026 12:31