VIDEO/ Lajm i keq për Silvinjon, shikoni momentin kur dëmtohet Rey Manaj

Rei Manaj u largua i dëmtuar në ndeshjen e sotme mes Sivasporit dhe Umranijespor. Manaj ndjeu shqetësim në minutën e pestë, pas një aksioni ku fitoi goditje këndi.

I shqetësuar u largua nga fusha e lojës, duke qenë se nuk mund të vazhdonte. Kujtojmë se sulmuesi shqiptar kishte shfaqur probleme edhe në stërvitje, megjithatë vendosi të sakrifikojë sot për ekipin.

Aktualisht Manaj është edhe golashënuesi kryesor i Kombëtares. Askush tjetër që është në dispozicion të Silvinjos, nuk ka shënuar më tepër gola me fanellën kuqezi.

Dëmtimi i Rei Manajt: VIDEO


Shtuar 15.03.2026 13:47

Tags: