Një rradhë kilometrike është shënuar në pikën kufitare ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë. Qytetarët kanë pritur për më shumë se dy orë, për të kaluar kufirin. Kjo vonesë ka ardhur si pasojë e vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, duke favorizuar shtetasit grekë dhe duke lënë ato të huajit në rradhë të gjata dhe vonesa.
Ndërsa pala shqiptare po kryen procedurat normalisht. Drejtuesit e aumtojeteve dhe udhëtarët shprehen se kanë mbi dy orë që presin, ndërsa pretendojnë se është pala greke ajo e cila po kryen favorizime dhe po bëhet shkak për vonesa të tilla.
