SHIFRAT/ 61% e ujit në Shqipëri nuk gjeneron të ardhura, humbjet në rrjet mbeten shumë të larta

Bilanci i ujit, i publikuar në raportin e Entit Rregullator të Ujit, tregon se sistemi i furnizimit me ujë në vend vazhdon të përballet me nivele shumë të larta humbjesh dhe konsumesh të pafaturuara, duke bërë që shumica e ujit të prodhuar të mos kthehet në të ardhura për ndërmarrjet e ujësjellësit.

Sipas raportit, gjatë vitit 2024 në sistem janë futur 302,816,052 metra kub ujë. Nga kjo sasi, 196,355,861 m³, ose 64.8%, janë matur drejtpërdrejt, ndërsa 106,460,191 m³, ose 35.2%, janë vlerësuar.

Megjithatë, nga gjithë ky volum uji i prodhuar dhe i futur në rrjet, vetëm 118,083,809 m³, ose 38.97%, janë faturuar.

Kjo do të thotë se vetëm rreth katër nga dhjetë litra ujë që prodhohen në sistem arrijnë të faturohen dhe të kthehen në të ardhura për ndërmarrjet, ndërsa pjesa tjetër humbet në rrjet, përdoret në mënyrë të paligjshme ose nuk matet dhe nuk faturohet saktë.

Bilanci i vitit 2024 tregon se sektori i ujësjellës-kanalizimeve vazhdon të përballet me probleme strukturore që lidhen me rrjetin e amortizuar, informalitetin në përdorimin e ujit dhe dobësitë në sistemet e matjes dhe faturimit./ekofin.al

Shtuar 13.03.2026 10:26

Tags: ,