Gara për drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit/ Rritet numri i kandidatëve, për herë të parë konkurrojnë edhe 2 gra

Ditën e djeshme u raportua se u mbyll procesi i aplikimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pas largimit të Ilir Prodës nga detyra.

Ndërkohë që dje u zbuluan emrat e 14 kandidatëve që kanë konrurruar, ndërkohë që sot janë shtuar edhe dy emra të tjerë, gjë e cila përbën edhe herën e parë që 2 gra aspirojnë të drejtojnë Policinë e Shtetit.

Lista e plotë e emrave:

Pellumb Seferi

Elidon Çela

Alfred Çepe

Rebani Jaupi

Saimir Boshnjaku

Lorenc Panganika

Afrim Tafa

Neritan Nallbati

Idejet Faskaj

Gentian Berberi

Tonin Vocaj

Skënder Hitaj

Arjanit Arapi

Gentjan Shehaj

Suela Sulkaj

Ejona Gurbardhi

Pas përfundimit të aplikimeve, Ministria e Brendshme do të publikojë në faqen zyrtare emrat e kandidatëve, ku brenda 10 ditëve, një Komision i Posaçëm i përbërë nga 3 persona, me kryetar një zëvendësministër i Brendshëm, dhe 2 anëtarët, sekretari i përgjithshëm i këtij dikasteri dhe kreu i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, kryen vlerësim paraprak për verifikimin e kushteve ligjore.

Më pas emri i propozohet Ministrit të Brendshëm, i cili më pas ia delegon Kryeministrit për aprovim.


Shtuar 12.03.2026 16:11