Rusia përforcon forcat ushtarake në Iran, shtohet numri i dronëve “Shahed” që shkatërruan Ukrainën ndër vite

Rusia dyshohet se po ndihmon Iranin përmes disa dronëve të cilët kanë goditur objektiva të SHBA-së dhe vendeve të Gjirit në Lindjen e Mesme.

Lajmi është konfirmuar nga një zyrtar i inteligjencës perëndimore.

“Ajo që ishte një mbështetje më e përgjithshme, tani po bëhet edhe më shqetësuese, duke përfshirë strategjitë e shënjestrimit të UAS-ve (dronëve) që Rusia përdori në Ukrainë”, tha zyrtari, identifikimi i të cilit nuk është bërë i mundur si rrjedhojë e kërkesës së tij.

Kujtojmë se Rusia ka përdorur dronë Shahed kundër Ukrainës në valë, me dronë të shumtë që fluturojnë së bashku dhe ndryshojnë kursin rregullisht për t’i shpëtuar mbrojtjes ajrore. Brenda një nate, Ukraina mund të përballet me mbi 1,000 dronë.

Përkrahja e Rusisë ndaj Iranit është konfirmuar dhe nga Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i cili të mërkurën tha se Rusia ka filluar të mbështesë regjimin iranian me dronë.

Ditën e djeshme, presidenti Putin u shpreh i gatshëm për të furnizuar Europën me naftë dhe gaz me kushtin që vendet europiane të forcojnë bashkëpunimin me Rusinë.


Shtuar 11.03.2026 16:53