Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti iranian Massoud Pezeskian patën një bisedë telefonike, sipas një deklarate të Kremlinit.
Mediat shkruajnë se komunikimi i mëparshëm mes dy liderëve u zhvillua më 6 mars, pas një sërë kontaktesh që presidenti rus kishte me udhëheqësit e vendeve të Gjirit Persik.
Gjatë bisedës së re, sipas palës ruse, dy liderët vijuan të diskutojnë situatën në Lindjen e Mesme, duke u ndalur në zhvillimet që lidhen me agresionin izraelito-amerikan kundër Iranit.
Siç raportoi Kremlini, Putin përsëriti qëndrimin themelor të Rusisë në favor të një de-përshkallëzimi të shpejtë të krizës dhe një zgjidhjeje të konfliktit me mjete politike dhe diplomatike.
