FOTO/ Jo vetëm një çmim pas golit të parë në Rusi, lojtari i Kombëtares zgjidhet edhe në formacionin e javës

Nazmi Gripshi gjeti golin e parë me Rubin Kazan në fundjavë.Screenshot 2026-03-08 212721Ishte minuta e 24-të, kur lojtari i Kombëtares shqiptare dërgoi topin në rrjetën e Krasnodarit. Gripshi mori topin në mesfushën kundërshtare, dhe pasi shkoi përballë portierit rival ku nuk gaboi.

Në fund u vlerësua edhe si lojtari më i mirë i ndeshjes. Por ky nuk është vlerësimi i vetëm për atë. Ai është zgjedhur në formacionin e javës në Premier Ligën ruse. Gripshi është vlerësuar me notën 8.4 nga SofaScore.

Rikujtojmë kjo ishte ndeshja e dytë në kampionat dhe Gripshi tregoi impaktin e tij. Rubin Kazan bleu kartonin e tij nga Astana, dhe duket se po rezulton një investim i zgjuar.


Shtuar 10.03.2026 15:32