Dita 33 në protestë/ Banorët e Baks Rrjollit: Hetoni falsifikimin siç na arrestoni

Banorët e Baks-Rrjollit kanë vijuar rezistencën e tyre, teksa kanë dalë edhe këtë të martë në protestë duke shënuar ditën e 33 të kundërshtimit të ndërtimit të resorit turistik në pronat e tyre.

Banorët theksojnë se janë proceduar penalisht i gjithë fshati, ndërkohë kërkojnë nga prokuroria dhe policia të veprojnë me të njëjtën shpejtësi siç po veprohet me arrestimet edhe me hetimet për falsifikimin e dokumentave dhe lejen e ndërtimit. Protestuesit kërkojnë lirimin e personave të ndalur, ndërkohë pavarësisht protestave të banorëve, firma ka avancuar me punimet në zonë.