Një histori me dy reforma!

Kolegji i Posaçem i Apelimit Pritet te bëjë Drejtësi për Gjyqtaren Elbana Lluri.

Në kohën kur togfjalëshi “ Reforma në Drejtësi, Sukses apo Dështim” ka zënë radhët e para të mediave ditët e fundit, pata rastin të shoh se Kolegji i Posacëm i Apelimit kishte parashikuar në kalendarin e tij, një kërkesë për rishikimin e vendimit të ish-gjyqtares së Apelit Elbana Lluri. Historia e saj është diskutuar jo pak në rrethet e juristëve, pasi përbënte rastin e vetëm kur për të njëjtën pasuri, dy subjekte rivlerësimi patën rezultat totalisht të kundërt nga Kolegji i Posacëm i Apelimit. Gjyqtarja në fjalë, në një vendim me shumicë votash u shkarkua nga detyra, në një kohë që në të njëjtën ditë, ish-bashkëshorti i saj u konfirmua si gjyqtar po nga i njëjti Kolegj.

Që reforma në drejtësi do të kishte edhe vendime të diskutueshme, këtë gjithkush duhet ta pranojë dhe ky perfundim tashme eshte nje fakt. Por, rasti në fjalë, solli një mori diskutimesh edhe mediatike, për sa kohë që të dy këta gjyqtarë u vlerësuan me vendime diametralisht të kundërta, mbi të njëjtat fakte e prova. Ndaj, kur në kalendar pashë se ky kolegj do të rishqyrtonte kërkesën e saj për rishikimin e vendimit të dhënë, besova se ka ardhur momenti që KPA të ketë mundësinë të bëjë Drejtësi ndaj historisë së trishte të vendimit të dhënë ndaj kësaj gjyqtareje.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit kryesuar nga znj.Ina Rama dhe anëtaret z.Sokol Çomo, znj.Rezarta Schuetz, znj.Natasha Mulaj dhe znj.Albana Shtylla, kane caktuar daten 11 Mars 2026 për rishikimin e vendimit te dates 06.07.2022 per Gjyqtaren Elbana Lluri, sipas legjislacionit ne fuqi i cili përcakton në menyre eksplicite që rishikimi i një vendimi të formës së prerë te behet nga e njëjta trupë gjykuese.

Ky rishikim i referuar ne ligj, vjen pas argumentimit bindës së palës së interesuar dhe reflektimit objektiv të trupës gjykuese, në prova e fakte të bazuara ne parimin e proporcionalitetit të precedentit te ndjekur më pare për raste analoge proceduriale.

Gjyqtarja e Apelit Elbana Lluri me dy dekada eksperiencë në gjyqësor, u kualifikua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me votë unanime në favor të saj, si për pastërtinë e figurës, përgatitjes së lartë profesionale ashtu edhe sa i takon kriterit pasuror dhe u rrezua nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit me një rezultat të ngushtë tre me dy, në një kohë që ish-bashkëshorti i saj për të njëjtat pasuri, u konfirmua në detyrë.

Pritet që kësaj here Kolegji i Posaçem i Apelimit t’i japë Drejtësi Gjyqtares Elbana Lluri, në mënyrë që të mos shkruhet më në të ardhmen: Një histori me dy reforma!